Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2 mijë e 843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive në virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 4 raste të vdekjeve si pasje e infektimit me virusin korona. Prej fillimit të pandemisë e deri tani numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 8 raste nga 291 mijë e 847 të dyshimtë në virus dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 829.
