Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …