Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vendin tonë, 17 të infektuar nga virusi korona kanë vdekur. Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 1 mijë e 67 raste të reja të infektimit, nga 7 mijë e 946 testime. Sot janë shëruar 278 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 107 mijë e 566, qysh nga fillimi i pandemisë. Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 467, thuhet në njoftimin e Ministrisë së shëndetësisë. Nga këto të dhëna del se numri i të infektuarve ka pësuar rënie të ndjeshme por është rritur numri i të vdekurve. Po kështu është rritur shumë edhe numri i të shëruarve në krahasim me javët e kaluara.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …