Nga trajnimet profesionale 61 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesën në përmbylljen e projektit të APPK-së dhe Diakonie, projekt ky që në vazhdimësi mbështetet nga MPMS. Projekti i cili ka kurorëzuar me sukses programin trajnues për të rinjtë, është  implementuar nga Agjencia e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe Institucioni Social gjerman ‘Diakonie’. Nga trajnimi nëntëmujor kanë përfituar 61 të rinj, të cilët në shtator do të fillojnë aftësimin e mëtutjeshëm profesional dhe punësimin në Gjermani. Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli, ka përshëndetur punën e  Institucionit Social ‘Diakonie’ nga Baden Wurthenberg dhe APPK-në për angazhimin e tyre dhe përkrahjen e punësimit në Kosovë. “Falë këtij projekti dhe bashkëpunimi korrekt kemi përfunduar edhe me përgatitjet e gjeneratës së katërt prej 61 personash të cilët në muajin shtator do të startojnë me programin  “Migrimi legal i  qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani” për një periudhe tre vjeçare”, tha zëvendësministri Dukolli. Në kuadër të këtij bashkëpunimi zëvendësministri Dukolli ka shtuar se Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale, përmes Agjencisë së Punësimit dhe në bashkëpunim me APPK-në, do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen në projekte tjera, të cilat do të nxisin punësimin e të rinjve, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga ky program deri më tani kanë përfituar edhe tri gjenerata të mëparshme prej 134 të rinjsh nga sektori i infermierisë, të cilët tanimë veç janë sistemuar me punë në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …