Bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në shumë vente të perëndimit dhe kudo nëpër boto që nga viti 1999 e deri tani llogaritet se kanë dërguar në Kosovë mbi 40 miliardë euro në mënyra të ndryshme. Ky kontribut i diasporës nga njohës të zhvillimeve ekonomike po vlerësohet mjaft i rëndësishëm, Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, vetëm sivjet remitencat nga bashkatdhetarët arrijnë rreth 800 milionë euro ose 13 për qind më shumë se në periudhën e vitit paraprak. Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se, diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore e qëndrueshmërisë shtetërore e Kosovës. Veç kësaj, ai thotë se edhe vet zanafilla e fillimit të luftës për Republikën fillon nga diaspora. “Llogaritet se në mënyrë direkte, indirekte dhe periferike, diaspora ka dërguar më tepër se 40 miliardë euro dhe po e shihni se sa qenka i rëndësishëm kontributi i diasporës. Në qoftë se kemi pasur një buxhet të miratuar në parlamentin e Kosovës, dihet së me tepër se 50 për qind kanë shkuar për shpenzime paraprake për paga dhe mëditje.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …