Gjatë një interviste për “Dojçe Uellen”, sekretari i shtetit pranë ministres së mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Silberhorn ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdoj të ofroj ndihmë për ndërtimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar profesionalisht dhe ajo duhet ta mbajë këtë nivel dhe ta zhvillojë duke krijuar struktura që funksionojnë pa mbështetje. Kësaj i shërben edhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Ne do të këshillojmë dhe japim mbështetjen tonë për të krijuar në Kosovë struktura vetë-qëndruese. Në pyejen se çfarë roli do të luajë NATO kur të krijohet Ushtria e Kosovës?, sekretari i shtetit pranë ministres së mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Silberhorn ka theksuar se NATO-ja ndjek politikën e dyerve të hapura. Shtetet janë të pavarura dhe duhet të vendosin vetë për aleancat dhe kontributet që duan të japin për sigurinë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …