Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë me dyshime për terrorizëm kundër 9 personave, të cilët konsiderohet se kanë vepruar me Lavdrim Muhaxherin, i cili është vrarë kohë më parë në radhët e ISIS-it. Sipas aktakuzës, të pandehurit me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, iu kanë përgjigjur thirrjes që ta kryejnë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli, të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen e futbollit mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, më 12 nëntor 2016. Bëhet e ditur se ky sulm ishte parandaluar nga organet e sigurimit të Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …