Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër të pandehurve me inicialet L.R dhe A.R, që të dy shtetas të Kosovës. Në aktakuzë, ata ngarkohen për pjesëmarrje në organizatën terroriste ‘Al Nusra’ që luftonte për krijimin e Shtetit Islamik në Siri. Sipas aktakuzës, dy të pandehurit gjilanas në nëntor të vitit 2013, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, kanë udhëtuar për në Stamboll, e prej aty në qytetin Hatay në kufi me Sirinë, e më pas kanë kaluar në Siri ku janë vendosur në qytetin Azaz. Të pandehurit pas kryerjes së përgatitjeve disa ditëshe janë pajisur me armë duke u angazhuar në veprimtari të grupit terrorist “Al Nusra”, deri sa janë kthyer në Kosovë në shkurt të vitit 2014. Me këto veprime, secili nga të pandehurit ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par.2 të KPRK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …