Në nderim të figurës së komandantit legjendar, Adem Jashari, sot në qytetin e Dragashit është përuruar shtatorja e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë qindra qytetarë, përfshirë edhe veteranë të luftës, të cilët u shprehen të kënaqur për ngritjen e kësaj shtatore që përkujton sakrificën e pashembullt të Jasharajve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit të UÇK-së. Ngritja e shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së u pat kundërshtuar nga persona anonim në Dragash, të cilët u bënin thirrje pjesëtarëve të komunitetit goran që të mos lejonin ngritjen e një permendore të tillë. Pas çdo gjase, këta persona duhet të kenë qenë pjesëtarë të fraksionit pro-serb në komunitetin goran, të cilët nën ndikimin e Beogradit, përpiqen të minojnë sovranitetin e Kosovës dhe krijojnë një komunë të re në zonën e Gorës.
