Gjykata Themelore

Ngritja e aktakuzave të Speciales fillon në qershor

Dje, zyrtarisht janë emëruar 19 gjykatësit e Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila pritet t’i hetojë krimet e supozuara të UÇK-së. Tani akuzat e para pritet të ngrihen brenda katër muajve. Presidentja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, është zotuar për administrim të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulo, ka emëruar dje edhe zyrtarisht 19 gjykatës në regjistrin e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara. Këto emërime Papadopoulo i ka bërë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të Pavarur. Aty përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të kryetarit për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre. Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me këtë rast ka thënë se secili prej gjykatësve do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit në administrimin e drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime të ashpra ndaj thirrjeve për bojkot të produkteve vendore nga Lëvizja Vetëvendosje

Thirrjet për bojkot të produkteve vendore nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kritikuar ashpër nga …