Hysni Ngucati

Ngucati: Dënimi i pjesëtarëve dhe eprorëve të UÇK është përpjekje për barazim me krimet e Serbisë

Duke folur për motivet e dënimeve të pjesëtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i ri i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati ka deklaruar kjo është përpjekje për barazim me krimet e Serbisë. Ai ka shtuar më tutje se me këto gjykime të padrejta, EULEX-i dhe Serbia janë të njëjta. Të dyja kanë montuar raste. Ne kemi kërkuar që të hiqet EULEX-i nga Kosova, ne kemi gjykata dhe të mbetet në dorë të tyre. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime ndërsa ata që bënë dhe duhet dënuar, shëtisin në Veri të Mitrovicës dhe Graçanicë. Ndërsa duke komentuar seancën e Kuvendit dhe debatin e zhvilluar aty, kryetari i ri i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati ka deklaruar se ai ishte një debat sa për sy e faqe. Ai ka thënë se organizata që drejton është duke shqyrtuar mundësinë e protestave kundër gjykimeve dhe dënimeve të pjesëtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njollosjen e luftës së saj çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …