Në telegramin e Nismës për Kosovën drejtuar familjes Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vdekjes tragjike, në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, thuhet: Lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që na solli ky lajm. Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles. Gjithashtu ngushëllimet tona ju shprehim Lëvizjes Vetëvendosje. Ngushëllime familjes Dehari i ka dërguar edhe Partia Fjala Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe shoqata e institucione të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …