leoni

Nicholas Abbott: Dita e Pavarësisë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës

Nicholas Abbott: Dita e Pavarësisë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet. Ai në urimin e tij ka shkruar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është rast i mirë për të reflektuar mbi mundimet dhe sakrificat. Ambasadori Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës. “Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …