Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Prishtinë, Nicholas Abbott, është cituar të ketë deklaruar se zgjidhja e situatës në veriun e Kosovës, të cilën ai e konsideron si shumë të vështirë dhe të rrezikshme kërkon durim dhe mendim të qetë. Është e rëndësishme që t’i jepet sa më shumë kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata, përmes dilogut e bisedimeve, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas ambasadorit anglez në vendin tonë, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike, ka thënë mes tjerash ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …