Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Nicholas Abbott: Forcat speciale policore jo vetëm që duhet të reduktohen, por duhet të largohen nga Veriu i Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka deklaruar  se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës, më 26 maj të këtij  viti, lidhur me vendosjen e kryetarëve të komunave të veriut me forcë në zyrat e tyre, ka ndryshuar parametrat e çështjes së sigurisë dhe ka vështirësuar gjërat.  Ky veprim  nuk do të thotë domosdoshmërisht që Kosova dhe Qeveria e saj janë faktor destabilizues në rajon, por shton se veprimi i njëanshëm me kryetarët e komunave është sigurisht një veprim destabilizues sa i përket raporteve brenda komunitetit. Abbott ka thënë se ende diplomatët ndërkombëtarë po hamendësojnë se përse Qeverisë së Kosovës i duheshin veprim të tilla,  të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për zgjidhjen e krizës në veri.  Albin Kurti ka qenë në Londër dhe Ministri i Jashtëm ka qenë shumë i qartë duke kërkuar nga Kurti dhe Qeveria e tij se  presin shtendosjes e rrethanave të sigurisë.  Ai tutje ka thënë se s’është e domosdoshme që kryetarët të punojnë nga ndërtesat e nevojshme dhe sipas tij më e rëndësishmja është që njësitet speciale të Policisë së Kosovës s’kanë asnjë rol në zona e banuara dhe sipas tij s’duhet përdoren si polici e rregullt. Forcat speciale policore jo vetëm që duhet të reduktohen, por duhet të largohen në tërësi nga Veriu, ka saktësuar ambasadori anglez në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …