Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka deklaruar se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Ai me këtë rast duke shkruar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja potenciale do të sillte përfitime praktike dhe politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshje dhe zbatimin e saj për të siguruar një ujdi që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se kjo do të ndodh ka thënë, ambasadori i Anglisë në Prishtinë, Nicolas Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …