Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçak dhe Albin Kurtit lidhur me dialogun

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçakut dhe Albin Kurtit lidhur me dialogun

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, po ndjehet i kënaqur se vizita në Kosovë, e emisarit special të Bashkimt Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkoi mirë. Në një reagim të tij në rrjetin social, thënë se Mbretëria e Bashkuar i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçak dhe Albin Kurtit se është e rëndësishme që dialogu të jetë mirë i përgatitur, me parime dhe të koordinohet në mes të të BE-së dhe Amerikës. ”I kënaqur të shoh se vizita e Miroslav Lajçak për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkoi mirë. Britania e Madhe ndan pikëpamjet e njëjta Miroslav Lajçak dhe të Albin Kurtit, për atë se është e rëndësishme që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe Amerikës. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështes çdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”, ka shkruar Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …