Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu. Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, ambasadori Abbott tha se kjo vizitë ndodhi në një periudhë të ndryshimeve gjeopolitike, dhe qëllimi ishte që të jepej mesazhi se Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …