Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është cituar të ketë deklaruar se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit, Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar. Draft-statuti i ri duhet të jetë po ashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ambasadori, Abbott, ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme. Këtë javë do të ketë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtoreshën e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, ka thënë ambasadori, duke shtuar tuje se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …