Nicholas Abbott: Vendimi i Kushtetueses të respektohet nga të gjithë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ai

Nicholas Abbott: Vendimi i Kushtetueses të respektohet nga të gjithë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ai

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë thirrje që vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Thaçit të respektohet nga të gjithë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ai. Përmes një postimi, ai e ka quajtur “të rëndësishme” këtë javë në Kosovë. Abbott ka paralajmëruar se vendimi do të rezultojë me ndryshime, të cilat mund të shpiejnë në “zgjedhje të reja, apo qeveri të re”. Për ambasadorin, çfarëdo të jenë reagimet, në interesin e Kosovës është që ndryshimi i tillë të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qetë, “pa retorikë të ekzagjeruar politike dhe pa kërcënim të dhunës”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …