Nick Ducich: Për mua e para është rëndësia historike e fetare e Kosovës, pastaj dëshira që të zgjidhen çështjet e tjera

Nick Ducich: Për mua e para është rëndësia historike e fetare e Kosovës, pastaj dëshira që të zgjidhen çështjet e tjera

Komandanti i bazës ushtarake amerikane në Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe, Nik Duçiq ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile. Ai ka shtuar se ushtarët e KFOR-it po bëjnë të gjitha që të garantohet një mjedis për lëvizje të lirë për të gjithë banorët e Kosovës. “Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Sipas mendimit tim, problemi më i madh me të cilin ballafaqohet Kosova e për të cilin ka treguar kohë më parë edhe raporti i Komisionit Europian janë korrupsioni dhe kriminaliteti. I pyetur nga gazeta Novosti e Beogradit për problemet e  serbëve në Kosovë ai ka thënë se me serbët ka kontakte pas shërbimeve kishtare. Ai ka përshtypje të dyfishtë për Kosovën: “E para është rëndësia historike dhe fetare e Kosovës, e pastaj dëshira që të zgjidhen çështjet urgjente në mënyrë që të krijohen mundësi edukative e ekonomike”, thekson Duçiq.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …