Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guiju, ka njoftuar palët se përpara fundit të këtij viti synon që çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t’ia dorëzojë trupit gjykues. Mirëpo, mbrojtja e Thaçit ka filluar me ankesa dhe kritika kundrejt Zyrës së Prokurorit të Specializuar për mosdorëzimin e të gjitha materialeve provuese. Kjo sipas avokatit, Gregory Kehoe është duke ndodhur pavarësisht urdhrave të Gjykatës Speciale që këto materiale të nxirren për mbrojtjen e drejtuesve të UÇK-së.
