Moldavia nuk synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit. Mirëpo duke folur për medet në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore. Ministrat e NATO-s gjatë takimit dyditor u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga Rusia” pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.