Nijazi Kryeziu ka deklaruar se politikanët e Vetëvendosjes janë tru-shpërlarë dhe rrenacakë, pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit Ai iu ka kundërpërgjigjur deputetit Enver Dugolli duke i kërkuar që ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur edhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim.
Ai ka thënë se kryeministri është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë. Enver Dugolli i Vetëvendosjes po kërkon nga Ramush Haradinaj të kërkoj falje se nuk qenka e vertetë që ish presidenti serb Vojosllav Koshtunica, e ka liruar me dekret Albin rrencin, madje na futi krejt ish të burgosurve në një thes. Unë po e pyes Enver Dugollin le ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur dhe, nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunicës në aktvendimin për lirim. Të gjithë ish burgosurit politikë shqiptarë në burgjet serbe kanë aktvendimet e Gjykatave Kompetente serbe për lirim bazuar në Ligjin për Amnesti që ishte votuar nga Parlamenti i Serbisë, kishin kamufluar një lloj modeli kinse na transferonin për vuajtjen e dënimit në Kosovë, në kuadër të Departamenit për Drejtësi të Misionit Ndërkombëtar UNMIK!
Për rikujtesë Albin rrenacaku është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë, njohësit e fushës e dijnë se për tu liruar nga presidenti i vendit me vendim pa iu nënshtruar komisioneve përkatëse që parashihen me ligj, ka vetëm një mënyrë, kur organet e sigurisë se shtetit përkatës i rekomandojnë presidentit të vendit një gjë të tillë.