Nik Gjeloshaj: Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset në qendër të Tuzit

Nik Gjeloshaj: Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset në qendër të Tuzit

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do të vendoset edhe në Malësi – komuna e Tuzit, në Mal të Zi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka thënë se “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin ‘Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’”. Në tokën e vetë shqiptare, pohoi ai “do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohen shkolla fillore, kopshti, Qendra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit”. “Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi!”, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …