Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se çështja e ndarjeve dhe kufijve është plaga më e madhe e shqiptarëve. Pasi shqiptarët janë ata të cilët i kanë ndarë. Hapja e temës së kufijve krijon emocione. Gjeloshaj duke folur për idenë e Hashim Thaçit për bashkim të Preshevës me Kosovën, ka thënë se në këndvështrimin e shqiptarëve të Malit të zi kryetari i Kosovës ka bërë politikë. “Idenë e Thaçit nuk e kemi kuptuar si vizion i shtetit për ta marrë Preshevën, por si një strategji për t’iu kundërpërgjigjur politikës së Beogradit që synonin të marrin një pjesë të Kosovës. Kam thënë edhe në atë kohë në një intervistë se Thaçi ishte i vetëm që ka bërë politikë. Në politikë nuk mund të jesh vetëm në mbrojtje. Nëse je vetëm në mbrojtje gjithmonë ke për të humbur diçka”, thotë ai ai Gjeloshaj ka thënë se meqë Evropa ka problemet e veta dhe SHBA-ja është një transformim të politikës, Kosova nuk mund të qëndronte duarkryq, dhe sipas tij politika e Kosovës duhej të ishte unike pas hedhjes së idesë nga ana e Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …