Kryetari i Alternativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, kërkon që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur

Nik Gjeloshaj me betimin e Qeverisë së re, do të jetë zëvendës-kryeministër i Malit të Zi dhe ministër i Ekonomisë

Nik Gjeloshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës së Tuzit, pasi  me betimin e Qeverisë së re, ai do të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe ministër i Ekonomisë. Shqiptarët në këtë qeveri do do të kenë 3 ministri. Fatmir Gjeka, ministër i Pakicave dhe Marash Dukaj, ministër i administratës publike. “Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi. Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë. Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne. Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit! Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë, ka shkruar mes tjerash Nik Gjeloshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …