Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka thënë se gjatë këtij viti është rritur numri i gjobave të shqiptuara por se qëllimi i tyre nuk është ndëshkimi por vetëdijesimi për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe përfilljen e kritereve për rritjen e sigurisë në vendin e punës. “Inspektorati i Punës për shkeljen e dispozitave ligjore për periudhën janar-gusht të vitit 2023 janë shqiptuar 619 gjoba. Nëse e bëjmë krahasimin për periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar ku kemi pasur vetëm 281 gjoba të shqiptuara kjo konsiderohet një rritje e konsiderueshme e numrit të gjobave”, ka deklaruar për Ekonomia Online kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi. Ai ka shtuar më tutje se gjoba që janë shqiptuar për periudhën janar-gusht të këtij viti më së shumti janë shqiptuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe konstatoj se ky sektor është ai sektor i cili bënë shkeljen e dispozitave të ligjit, përkatësisht të ligjit për siguri dhe shëndet publikë. Skelet jashtë standardeve, hapësirat e ashensorëve dhe shkallëve të pa rrethuara, gjithashtu pajiset mbrojtëse të punëtoreve të cilat kanë munguar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …