Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në OKB dhe se për këtë synim do të vazhdojnë angazhimet derisa ajo ta fitojë njohjen e plotë. Haley i bëri komentet gjatë një aktiviteti në Nju Jork me biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova të organizuar nga Konsullata e Kosovës dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë. “Ne kemi disa vlera të përbashkëta me komunitetin shqiptar. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, besojmë në njëri-tjetrin, kemi të njëjtat vlera demokratike. Kjo është ajo që krijon një lidhje të fortë dhe marrëdhënie të forta që nuk mund të dëmtohen”, ka thënë Haley, e cila në këtë takim me bashkëshortin e saj ka treguar se gjyshi i tij kishte ardhur në Amerikë nga Shqipëria. kanë treguar gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar kur një stuhi goditi Teksasin. Kjo thjesht tregon lidhjet që kemi dhe vlerat që ndajmë”, ka thënë Haley. Këtë lajm e ka publikuar “Zëri i Amerikës”, në gjuhën shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …