Niko Peleshi: Agresioni rus në Ukrainë sjell tronditje të shumë ekuilibrave edhe në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, duke folur për  “shqetësimin” e  kryetarit të Ukrainës Vladimir Zelensky, lidhur me nxitjen e konfliktit nga Rusia në Ballkan,  ka deklaruar se nuk është ky konteksti, por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur. Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”. Peleshi ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë teksa thotë se këto shenja nuk janë kërcënime sa të flitet për luftë veçse gjithsesi duhet se vendet duhet të vëmendshme. Mbrojta sot realizohet përmes dekurajimit, pasi sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi për euronews.al.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …