Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi falënderon FSK-në për ndihmë në luftimin e zjarreve

Niko Peleshi: Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën

Ministri i Mbrojtjes  së Shqipërisë, Niko Peleshi, gjatë qëndrimit të tij, në Shkodër, ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtar i NATO-s, por pavarësisht nga kjo  Forcat e Armatosura duhet  të jenë kurdoherë vigjilente  dhe në gatishmëri të plotë. Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por është fati i mirë  që jemi anëtarë të NATO-s. Megjithatë  konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat,  janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne përgatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën, tha Niko Peleshi. Ju i keni ndjekur ngjarjet, s’ka ndonjë sekret, dy janë pikat e nxehta në Ballkan, veriu i Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina. Gjatë  një aktiviteti për rekrutimin e të rinjve në Shkodër,  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli edhe për interesimin e të rinjve, që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …