Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, n ë një interviste për “Euronews Albania”, është shprehur se vendet si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës. Ai ka përmendur çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak. “Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Më tutje, ministri Mbrojtjes ka shtuar se Shqipëria i qëndron në krah Kosovës në rast të një konflikti. “Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogun në Kosovë, Ballkanin e hapur. Por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres por vetëm regres”, ka thënë Peleshi.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …