Për herë të parë, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovë. Ai, u prit në një ceremoni solemne nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajm. Pas takimit dhe nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve, kreu i ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, Niko Peleshi, garantoi shtetin e Kosovës se do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Shqipërisë në mënyrë që edhe vendi ynë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare siç është NATO. “Kjo është vizita ime e parë në Ministrinë e Mbrojtjes. Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë mbështetëse në të gjitha rrugët e anëtarësimit të Kosovës më organizatën ndërkombëtare. Ne do të ndihmoj për t’u anëtarësuar dhe për të shtruar rrugën drejt NATO-se”, tha Peleshi.
