Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është cituar të ketë deklaruar se Shqipëria duke qenë vend anëtar i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, sikur është NATO-ja ka treguar përkushtim të vërtetë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon e në botë. Ministri Peleshi u shpreh me këtë rast se vendi ka siguruar mbështetjen dhe solidaritetin e aleatëve tanë, duke e bërë Shqipërinë një partner të besueshëm dhe të përgatitur për të përballuar sfidat e sigurisë”, theksoi ministri në një postim në rrjetet sociale. Ai nënvizoi se, “ky sukses për vendin tonë është një dëshmi e përkushtimit dhe përgatitjes të çdo efektivi që vijon të punojë për të ngritur lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë”. (ATSH)
