Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka shkruar në një postim të tij se Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Prania e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë. “Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”, ka saktësuar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …