Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, lidhur me deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, se pala ruse është ende e gatshme për negociata rreth zgjidhjes së situatës në Ukrainë, vlerësoi se deklarata e ministrit të Jashtëm rus nuk ishte asgjë më shumë se, siç tha ai, një tjetër deklaratë për të blerë kohë “ndërsa ushtria ruse pëson disfata”. “Për sa kohë që Rusia vazhdon të kryejë krime në Ukrainë, duhet të ketë vetëm një përgjigje – në fushën e betejës, thotë Nikolenko. Sergej Lavrov më parë deklaroi se në gjashtë muajt e fundit ka pasur disa iniciativa nga amerikanët dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve perëndimore të cilët kanë kërkuar bisedime telefonike me liderin rus. Ai shtoi se Rusia është e gatshme të dëgjojë vendet perëndimore nëse i qasen me propozime realiste të bazuara në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të interesave, që synojnë gjetjen e një kompromisi dhe balancimin e interesave të të gjitha vendeve në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …