Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq thotë se shteti u ka bërë mjaft koncesione shqiptarëve në Kosovë, ndaj, sipas tij, nuk guxojmë të bëjmë koncesion për dorëzimin e pasurisë së Telekomit autoriteteve të Kosovës. Ai në bisedën për gazetën e Beogradit “Kurir” thotë të mos e ketë parë dokumentin, të cilin Marko Gjuriq e ka cilësuar ultimatum që e shantazhon Serbinë për hapjen e kapitujve të negociues me Bashkimin Evropian. Në pyetjen se a duhet nënshkruar këtë dokument, Nikoliq ka thënë: “Mendoj se jo, nëse është aq rigoroz, por së pari më duhet te lexoj.“ Ai shton se nëse qëndrimi i Qeverisë është se ky dokument është ultimatum i Brukselit, Serbia duhet të thotë se nuk u përgjigjet ultimatumeve. Kosovës le t’ia sigurojë dikush tjetër telekomunikacionin e numrat postarë, pasurinë tonë nuk guxojnë ta prekin. Kjo është plaçkitje, uzurpim”, ka thënë Nikoliq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …