Kryetari i Serbisë, çetinku, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se ruajtja e trashëgimisë serbe dhe mosnjohja e Kosovës janë dy qëllimet kryesore të Serbisë. Nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e BE-së nëse si kush del njohja e Kosovës. Megjithëkëtë, Nikoliqi, ka thënë se prioritet i tij është anëtarësimin në BE. Presidenti serb ka deklaruar nëse Brukseli vendos kushte të tilla atëherë kjo do të nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtare e BE-së. Nikoliqi ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të rritur partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, në veçanti për ta ruajtur miqësinë me Rusinë e Kinën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …