UÇPMB

Nikolla Laziq: UÇPMB-ja për serbët, terroriste, për shqiptarët, çlirimtare

Kanë kaluar 22 vjet nga formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e cila ka një rëndësi të madhe për shqiptarët në jug të Serbisë, por Beogradi i konsideron ata terroristë, ashtu sikur edhe  Uashingtoni.

Dita e formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) më 26 janar dhe sivjet do të jetë një mundësi për liderët politikë shqiptarë që ta kujtojnë këtë datë me mesazhe dhembjeje dhe t’u bëjnë homazhe pjesëtarëve të rënë të këtij formacioni ushtarak. .

Në atë ditë të ftohtë të vitit 2000, në fshatin Dobrosin afër Bujanocit, pikërisht në kufirin e Kosovës, u themelua UÇPMB-ja, për serbët vendas por edhe për zyrtarët e Beogradit, sot një formacion ushtarak terrorist, për shqiptarët, formacion ushtarak   çlirimtar.

Sipas dëshmisë së të pranishmëve, në atë kohë në një fushë rurale u mblodhën rreth 200 të armatosur, kryesisht të rinj, të veshur me uniforma të zeza, me emblema  të UÇPMB  kuqezi- verdhë.

Në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, rreth 150 të rinj me uniforma të zeza me armë u mblodhën në rresht, kujtojnë dëshmitarët (EPA).

Shkak i menjëhershëm i grumbullimit ishte aksioni i policisë serbe në rrethinën e Dobrosinit vetëm një ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy vendas.

Të rinj me uniforma të zeza

Të nesërmen burimet serbe thanë se “janë vrarë dy terroristë nga fshati Dobrosin”, ndërsa burimet shqiptare thanë se “forcat e policisë serbe vranë vëllezërit Isa dhe Shaip Shaqiri, njerëz të mirë dhe të ndershëm, teksa po sillnin me traktor, dru zjarri nga pylli për në shtëpinë e tyre

“Në mëngjesin e 25 janarit, në dalje nga pylli afër fshatit, policia serbe vrau banorët e Dobrosinit, vëllezërit Isa dhe Shaip Shaqiri. Kjo na shkaktoi zemërim, andaj ne reaguam me formimin e ushtrisë, sepse tashmë ishim marrë vesh dhe e kishim përgatitur atë akt”, kishte thënë  i ndjeri Jonuz Musliu, komisar politik i UÇPMB-së, i cili më vonë do të jetë edhe kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc.

Kushtet

Lajmin për formimin e UÇPMB-së për mediat serbe në fillim të shkurtit e ka bërë të ditur Riza Halimi, lideri i atëhershëm politik i shqiptarëve. “Kam qenë në varrimin e vëllezërve Isa dhe Shaip Shaqiri në fshatin Dobrosin. Ata u varrosën në prani të një formacioni ushtarak të quajtur Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. “Ishin rreth 150 të rinj me uniforma të zeza me armë”, tha Halimi në atë kohë.

Pas fushatës së NATO-s dhe bombardimeve të RF të Jugosllavisë në vitin 1999, tensionet u përhapën nga Kosova në Serbinë jugore. Në kohën e formimit të UÇPMB-së, Serbia apo Jugosllavia e mbetur, ende udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi, i cili, më pas kishte vdekur  në paraburgimin e Tribunalit të Hagës gjashtë vjet më vonë pa pritur përfundimin e gjykimit për krimet e luftës.

Deri më 5 tetor 2000, kur Millosheviqi ra nga pushteti, UÇPMB-ja nuk deklaroi veprime të armatosura.

Shqiptarët e armatosur dhe kryengritës e bënë këtë një muaj e gjysmë më vonë, kur forcat demokratike tashmë e kishin rrëzuar Millosheviçin, por jo njerëzit e tij në strukturat politike dhe të sigurisë.

Komandanti i UÇPMB-së,  Shefket Musliu dhe i dërguari special i NATO-s Pieter Feith (EPA)

Konflikti mes forcave të sigurimit të shtetit dhe UÇPMB-së filloi zyrtarisht me vrasjen e tre policëve pranë të njëjtit fshat në  Dobrosin natën mes 20 dhe 21 nëntorit të viti 2000, në festën ortodokse të Arkangjelit.

Vetëm pak ditë më vonë, pa asnjë rezistencë, ata pushtuan Zonën e Sigurisë Tokësore të krijuar pas ndërhyrjes së NATO-s, një brez 90 kilometra i gjatë dhe pesë kilometra i gjerë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Gazetari i luftës i disa mediave vendase dhe të huaja, Radoman Iriq, ka bërë të ditur  se në 200 ditët e ardhshme të luftës, rreth njëqind njerëz u vranë ose u zhdukën, ndërsa shumë më tepër u plagosën.

Në përgjithësi, asnjë nga palët ndërluftuese nuk ka dhënë ndonjëherë informacion të saktë për të vdekurit dhe të plagosurit.

UÇPMB-ja dorëzoi  armët pas 17 muajsh në bazë të “Deklaratës për Çmilitarizimin” e nënshkruar në emër të organizatës në fshatin kufitar Konçull,  më 20 maj 2001 nga komandanti Shefqet Musliu, zëvendësi i tij,  Mustafa Shaqiri dhe shefi i ekipit negociator shqiptar. Ridvan Çazimi (Komandant Leshi), dhe në emër të bashkësisë ndërkombëtare, si dëshmitar, diplomati kanadez Sean Sullivan, shef i zyrës së NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë së atëhershme.

Amnisti shtetërore

Shteti i Serbisë  kishte marrë për detyrë që në bazë të marrëveshjes, t’ i  amnistojë anëtarët e UÇPMB-së, përveç të akuzuarve apo të dyshuarve për krime ordinere

Njëri prej tyre është, për shembull, Ilir Jakupi i njohur ndryshe si Nazist, të cilin Prokuroria e akuzoi për vrasjen e anëtarit të Agjencisë së Sigurisë Informative Selver Fazliu, në Bujanoc. në vitin 2003, për veprime armiqësore, posedim pa leje të armëve dhe municionit, vendosjen e mjete shpërthyese…

Ai dyshohet edhe për disa krime të tjera pas përfundimit të konfliktit – sulme ndaj policisë në afërsi të Bujanocit, aksione të armatosura dhe grabitje.

Si antitezë e tij kemi, Jonuz Musliun, i cili themeloi një parti politike në vitin 2002, prej kur, deri në vdekjen e tij në vitin 2018, mbajti postin politik në Bujanoc.

Megjithatë, Ridvan Çazimi, i njohur më mirë si komandant Leshi, është ende më i pëlqyeri nga shqiptarët. Ai ishte një rrobaqepës dhe pronar butiku i paraluftës, por  fitoi statusin e nderit  të luftëtarit për liri dhe drejtësi, ndaj thuajse nuk ka shtëpi shqiptare pa foton e tij. në mur. Në vendlindjen e tij të Tërnocit të Madh, u rregullua  Muzeun dhe obeliskun e tij,  në qendër të këtij fshati ku u varros,  dhe një monument në shtyllën e kodrës së Gurit, aty pranë ku është vrarë më më 24 maj të vitit 2001, me rastin e tërheqjes së UÇPMB-së.

 

Çdo vit, me rastin e asaj date, për nder të tij organizohet një manifestim shumëditor në Bujanoc, i cili përfshin gara sportive, manifestime kulturo-artistike dhe akademi ceremoniale.

Pak më pak se një vit më parë filloi ndërtimi i parkut përkujtimor dhe mauzoleut kushtuar komandant Lleshit  në fshatin e tij të lindjes, por në prill të vitit 2021, Ministria e Policisë së Serbisë ndaloi punimet në bazë të Ligjit për Memorialet e Luftës.

Me atë rast foli edhe djali i tij Levent Çazimi, i cili tha se “prindërit, djemtë dhe vëllezërit tanë nuk ishin terroristë por janë simbole të historisë sonë kombëtare”.

Mirëpo, përkundër dyshimeve juridike, në zonën e Bujanocit dhe Preshevës ka dhjetëra monumente dhe pllaka përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së, të cilat gjenden në vende publike, parqe dhe përgjatë rrugëve, por edhe në fasadat e shtëpive private.

Më e rëndësishmja, e vendosur para hyrjes së ndërtesës së Komunës së Preshevës, u hoq në janar të vitit 2013, pas disa paralajmërimeve nga Beogradi dhe ofertës së refuzuar për të zhvendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës lokale. Mirëpo forcat speciale të policia serbe e hoqën nga vendi dhe e morën me vete.

Lista e zezë amerikane

Së fundi, lista e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së përfshin UÇPMB-në, anëtarëve të së cilës u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, bllokimi  i llogarive bankare dhe të bëjnë biznes me kompani, institucione apo shtetas  amerikanë.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se këta individë dhe organizata përfaqësojnë një “kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, ndaj vendimi për sanksionet vlerësohet si “një procedurë urgjente për tejkalimin e këtij kërcënimi”.

Ridvan Çazimit iu ka ngritur një monument në vendin e vrasjes së tij, në Kodrën Guri i Gjatë

Në faqen e internetit të OFAC – Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Qeverisë së SHBA-së (në përkthim të lirë Zyra për Kontrollin e Fondeve të Huaja) UÇPMB është njëra nga rreth dyqind organizatat dhe individët nga Ballkani,  aktualisht me këtë status në listat të  SDN që i nënshtrohet sanksioneve të SHBA. ).

 

Çfarë është listë  e quajtur SDN?

“Një listë e qytetarëve, grupeve, organizatave dhe individëve të veçantë që janë të kufizuar të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara, kompanitë amerikane ose qytetarët amerikanë. Ai përfshin organizata terroriste, terroristë individualë dhe sponsorizues shtetërorë të terrorizmit (si Irani dhe Koreja e Veriut). Lista e qytetarëve të caktuar posaçërisht mbahet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Megjithatë, nuk është sqaruar nëse sanksionet e SHBA-së zbatohen për secilin anëtar të UÇPMB-së, por në listë janë përfshirë edhe individë nga ky ish-formacion ushtarak i shqiptarëve rebelë në Serbinë jugore, si komisari i saj politik, i ndjeri, Jonuz Musliu, zyrtar lokal në Bujanoc dhe komandant, Shefket Musliu, teneqexhi nga Konçuli i paraluftës.

 

(AL-Xhazira-RKL)

 

 

Ky shkrim i gazetarit serb,  Nikola Laziq, është mjaft i balansuar dhe i paanshëm. Ai është shërbyer me të dhëna reale, të cilat kanë ndodhur  në atë kohë dhe nuk ka treguar  intolerancë, apo shovinizëm ndaj shqiptarëve. Në radhët e bashkëpunëtorëve serbë të AL-Xhazirës ka edhe gazetarë të tjerë shumë të njohur serbë,  që mbajnë qëndrim real e parimor lidhur me luftërat që ka ndërmarrë  regjimi i Milloeshviqit, në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Ndër më të njohurit e më të lexuarit janë, Dragan Bursaq, Tomisllav Markoviq por edhe gazetarë të tjerë, të cilët i përmbahen me përkushtim  kodit të gazetarit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …