Trashëgimtari i Kishës Autpqefale shqiptare, prifti i Kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikollë Marku shkruan se 17 shkurti është ditë e shenjtë në historinë e popullit shqiptar, sepse është dita e lirisë, festa e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Kisha shqiptare do të organizojë një meshë përkujtuese për martirët, bijtë e bijat që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Do të festojmë me krenari, sepse jetuam ëndrrën e Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që luftuan dhe nuk e panë ditën e lirisë, por e dinin mjaft mirë se ajo do të vinte. Të gjithë shqiptarët nga trojet etnike janë të mirëpritur. Ne do të festojmë ditën e Arbrit me lutje shqip dhe përkrahë flamurin kombëtar.
Me nderime
At Nikollë Marku
Elbasan
Shqipëri