Prifti i kishës ortodokse shqiptare, “Shën Mëria” në Elbasan, At Nikollë Marku ka lënë një amanet për të gjithë shqiptarët. Ai në kushte të rënduara shëndetësore dhe pa përkrahje nga shteti apo besimtarët të cilës do fe qofshin ata ka përcjellë një mesazh patriotik për të cilën bën thirrje që të reflektohet. Përmes një postimi ka shkruar:
“Një dëshire ma do zemra e një amanet për ju e kam – kur të ju pyesin: C’ka je?? Të thoni me mburrje JAM SHQIPTAR si fillim, pastaj mundesh me shpreh prej çfare krahine je ose çfare besimit je. Jemi vëllezer të një nane, të nanës shqipe, jemi bijtë e Shqipnise Etnike”.
At Nikollë Marku ka probleme shëndetësore dhe mjekët i kanë rekomanduar një shërim të specializuar jashtë vendit. Për shkak se familja nuk posedon shumën e të ardhurave që kërkohet për mjekimin e tij, gjendja shëndetësore e At Nikolla Markut rrezikon të përkeqësohet. Shqipëria e Sali Berishës e Fatos Nanos, e cila i hapi dyert satanait, Janullatos, për greqizmin fetar të shqiptarëve, nuk përkujdeset për të vetmin klerik shqiptar, që përfaqëson me dinjitet e kranari Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare të themeluar nga Fan Noli.