Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar, në Bruksel se Greqia ka bërë hapa të mëdhenj në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara këtë fundjavë në qytetin e Korçës. Kotzias ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Evropian që janë tepër të interesuar për ecurinë e Shqipërisë, për takimin e Korçës si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat tejet të suksesshme, “ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në Samitin e Davosit të Zvicrës. Ai deklaroi se e vlerëson shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon të hedhë hapa të guximshme për të përmbushur ato, për të cilat është rënë dakord, pra një nënshtrim të plotë, kësaj radhe pa përmendur më Sali Berishën e Lulzim Bashën që ia kishin falur atë copë deti gjitonit grek.
Kryetari, Ilir Meta, i jep shtetësi priftit satana grek, Janullatos, për ta siguruar mbështetjen, drahimitë greke dhe kapitalin që ka investuar në bankat e gjitonit. Edi Rama, për të qëndruar në pushtet, tani kur po ia dridh postin, Sali Berisha, ia plotëson një nga një kërkesat Greqisë, të cilat “padrejtësisht” për 70 vjet ia kishte mohuar regjimi komunist i Enver Hoxhës. Rama dhe Meta edhe pse të armiqësuar mes veti, ( jo më larg se dje Kryemadhja Ramën e quajti qen, krejt pa të keq, krejt normale për gjuhën e saj të përdalë) ata ulin kokën e bëhen miq të devotshëm të Tsiprasit, Kocit, Vuçiqit e Daçiqit.
Në bisedime me grekët Ditmir (Ditzi) Bushati ka pranuar “mbjelljen” me eshtra grekë në tërë jugun e Shqipërisë, por nëse nuk gjenden aq sa kërkon Janullatosi, atëherë vazhdojnë të blejnë eshtra shqiptarësh, pavarësisht fesë, sepse në eshtra nuk zbulohet dot synetia e eshtrave të myslimanëve. Po nëse nuk mjaftojnë këta eshtra, dhe me siguri se nuk do të mjaftojnë, meqë falsifikatorët grekë e serbë shifrave matematikore të tyre ua shtojnë, në mos më shumë një zero po se po, dhe nga 800 pjellin 8.000 mijë, mund të gërmojnë edhe eshtra kafshësh, me rëndësi është që përmbi t’iu vendoset një kryq, se edhe ashtu ata janë pa emra, pa identitet, pa iu shtuar testit të ADN-së, thjesht kërkohen eshtra grekësh që lanë kockat duke u munduar ta aneksojnë Jugun e Shqipërisë.
Po jo vetëm kjo, duket sheshit se Ditmiri ua ka garantuar edhe pjesën aq të përfolur detare, por për një rast më vonë. Ilir Meta i ka dhënë shtetësi shqiptare shkatërrimtarit të Kishës Autonome Shqiptare të Fan Nolit, priftit Janullatos, ndërsa Koci dhe Ciprasi u duartrokasin duke i lavdëruar shqiptarët, të cilët më në fund iu plotësuan kërkesat bijve e nipave të Napoleon Zervës, dhe nuk kërkuan asgjë për këmbim. Pazar i pastër me fqinjin, i cili edhe ashtu e ka greqizuar fetarisht jugun e Shqipërisë.
Çamët heshtin e heshtin, duke luajtur vallen e Osman Takës, heshtin ashtu si vetë hija e tyre e vdekur në trojet e Çamërisë, Qeveria Çame e Kamaranit të Drenicës nuk bëhet e gjallë, që nga shpallja e saj vite më parë, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar lëviz herë pas herë me deklarata puro patriotike, Çamët nëpër Gjermani e gjithandej mundohen të na bindin se të parët e shqiptarëve të jugut paskan qenë pellasgos, pra puro helenë, por grekët nuk merren me fjalë e me rrahje gjoksi. Ciprasi, Kociasi, ua thonë hapur, se nuk ka ekzistuar as ekziston Çamëria, arvanitasit janë ajka e patriotizmit grek ndërsa këndojnë në kor këngën e tyre të preferuar se me lëkurët e shqiptarëve do të rregullojnë opinga dhe brezare. Arvanitasit e mirë e paqësorë këndojnë “do ta pres kocidhetë…”, “Ra kapana e Papadisë” dhe dehen duke pirë verë në kujtim për këngët e të parëve. (RKL)