Kryetari i Lëvizjes së Lirë qytetare, Sasha Jankoviq ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është në interes të Serbisë. Por anëtari i Shoqatës Botërore të shefave të policisë, Mark Nikoviq ka deklaruar se “Serbia duhet ta parandalojë këtë skenar, sepse nëse ndodh mbart rreziqe për vendin”, ka thënë Nikoviq. Ai ka theksuar se duhet parandaluar edhe hyrja e Kosovës në UNESCO. E nëse anëtarësimi bëhet në të dyja organizatat sipas tij Kosova merr fuqinë e pafund, ndërsa Serbia pasoja katastrofike. “Kosova do të ketë mundësinë të arrestoj çdo zyrtarë serb me urdhër të Interpolit dhe do të mund të shpall kërkimin e ndonjërit në nivel botëror”, ka theksuar ai. Deklaratën e Jankoviqit zyrtarë serbë e kanë kundërshtuar ashpër pasi po e shohin si mbështetje të institucioneve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …