Nimon Krasniqi zbulon emrat e disa prej torturuesve ish-pjesëtarë të UDB-së, Jugosllave

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, ka publikuar emrat e shtatë pjesëtarëve të UDB-së, jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj. Krasniqi ka identifikuar Mehmet Haskajn, Mehmet Locin, Xhelajdin Beqirin, Ismajl Nallbanin, Qazim Mazrekajn, Dem Mujën, dhe Jakup Lonçarin si përgjegjës për tortura fizike dhe psikike. Krasniqi ka përshkruar në detaje peripecitë dhe torturat që ka përjetuar nga këta individë, duke përfshirë dhunën fizike dhe nënçmimet njerëzore që i kanë shkaktuar. Ai ka theksuar se torturat kanë qenë aq të rënda sa që shpesh herë ka menduar për vetëvrasje si një mënyrë për t’u shpëtuar. Në një përshkrim të veçantë, ai ka ndarë kujtime nga një natë kur është torturuar në mënyrë të egër nga Dem Muja dhe Jakup Lonçari, ku përballja me torturat ishte e tmerrshme dhe e padurueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …