leoni

Nina Tavakoli: Thaçi asnjëherë s’u konsiderua si person që mund të arratiset, ai ka hequr dorë nga posti i presidentit për të iu përgjigjur drejtësisë

Gjatë fjalës së saj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Nina Tavakoli ka përkujtuar se Hashim Thaçi asnjëherë s’u konsiderua si person që mund të arratiset. Madje ai ka hequr dorë nga posti i presidentit të Kosovës për të iu përgjigjur drejtësisë. “Për shkak se klienti im është në fakt në paraburgim, në kuadër të lëndës 06, kështu që kjo i takon që është e panevojshme. Sidoqoftë do të doja të theksoja disa gjëra për procesverbal. E kuptoj që keni kryer një vlerësim të pavarur dhe ka arsye që Thaçi është person që arratiset, por doja të thoja për procesverbal që trupi gjykues në çështjen 06 nuk e kanë konsideruar asnjëherë si person që mund të arratiset. Ai është dorëzuar vullnetarisht në juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka hequr dorë si president për të ardh këtu dhe kjo është theksuar në çështjen 06” ka theksuar avokatja, Nina Tavakoli.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …