Niniq: Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radoiçiqit

Duke folur për procesin e sotëm zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës, avokati nga Serbia, Ivan Niniq ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radoiçiqit. Avokati Niniq ka shtuar më tutje se Milan Radoiçiqit se këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë për çlirimin e serbëve të Kosovës nga oktapod kriminal që zbaton politikën e dikurshme të Zhelko Razhnjatoviqit – Arkanit. “Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha. Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”, tha Niniq në një intervistë për The Geopost. Ndërsa duke folur për rolin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, avokati Ivan Niniq ka thënë se presidenti Vuçiq para dite bën zjarrëvënësin ndërsa pasdite zjarrëfikësin. “Nëse ai nuk do ta kishte problemin e Kosovës, nëse nuk do të ‘ndizte zjarrin’ dhe ‘ta shuante zjarrin’, në të njëjtën kohë, kemi një njeri që është zjarrvënës në mëngjes dhe zjarrfikës në pasdite që i kryen këto aktivitete si në teren ashtu edhe në televizion me frekuencë kombëtare, nuk mendoj se do të kishte çfarë të bënte.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …