Nis asfaltimi i rrugëve në lagjet e fshatrave Polac dhe Abri

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka inspektuar punët në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatrat Polac dhe Abri.

Në Polac ka nisur asfaltimi i rrugëve në lagjet Koci, Aliuka, Hoti dhe Gucati, projekt ky i filluar vitin e kaluar që pritet të përfundojë shumë shpejt.

Edhe rrugët e lagjeve në Abri do të asfaltohen brenda pak ditësh.

Fshatrat e Skenderajt dhe lagjet e tyre po marrin pamje të bukur me rrugët e reja, ndërsa banorët e tyre po shprehin kënaqësinë me realizimin e projekteve nga Komuna e Skenderajt.

Komuna e Skenderajt është në fazën e fundit të asfaltimit të rrugëve nëpër lagje. Intensivisht po punohet edhe në projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, të cilat po trajtohen me prioritet të theksuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …