Nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2024, një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka edhe përkrahjen e përvitshme të Komunës së Rahovecit. Festivali që mbahet në fshatin Dejnë, organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të “Java e dëshmorëve”, nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Rahovecit. Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Mirëseardhje secilit që i bashkohet edicionit të 23-të të festivalit, i cili hapet sot nga ora 19:00!