Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga drejtori i Arsimit Qazim Maloku vizituan Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ dhe SH.M.T ,,Tafil Kasumaj ’’ për të parë nga afër fillimin e gjysmëvjetorit të dytë mësimorë të vitit kalendarik 2017/2018. Kryetari Ramosaj pasi i uroi për fillim të mbarë, ju premtoi mbështetje të vazhdueshme në përkrahje të procesit mësimorë drejtorëve të shkollave respektive më qëllim që suksesi në këto shkolla të vazhdoi në ritmin e duhur. Në anën tjetër edhe drejtori i DKA-së Qazim Maloku. duke falënderuar kryetarin për kohën premtoi se do të jetë i angazhuar maksimalisht që suksesi të mos mungoi në këto dy shkolla të mesme të larta, për të vazhduar më filloret të cilët kanë një rendësi të veçantë më suksesin e shkollimit të mesëm të larë.
Përndryshe në 20 shkolla të Komunës së Deçanit mësimi ka filluar normalisht, përgatitjet janë bërë në nivelin e duhur, shkollat ishin të pajisura me kohë me lënde djegëse, naftë dhe dru, procesi edukativo-arsimorë pritet të zhvillohet normalisht dhe në kushte të favorshme.