Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës në bashkëpunim edhe me Qeverinë italiane, në kuadër të projektit, KosAgri, ka nisur të instalojë në Rahovec dhe Suharekë stacionet agrometeorologjike, të cilat do të shërbejnë për vreshtarët e asaj zone si informim i hershëm për kushtet atmosferike.
Në fazën e parë të projektit janë vendosur tri stacione agrometeorologjike në tri lokacione të ndryshme përmes sondave për grumbullimin e parametrave klimatikë në zonat më të mëdha vreshtare. Këto stacione janë të vendosura 2 në Rahovec dhe një në Suharekë, me bazën kryesore në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, në të cilën është vendosur baza (softueri) në të cilën pranohen të dhënat, përpunohen dhe pastaj shpërndahen tek të gjithë vreshtarë përmes sms-ve.
Stacionet Agrometeorologjike do të funksionojnë nëpërmjet rrjetit Wi-fi nga të gjitha zonat vreshtarë ku janë vendosur stacione ku do të përcillen shënimet në stacionin bazë në Rahovec, mundësia e përcjelljes të dhënave do të jetë përmes rrjetit GPRS në baza ditore nëpërmjet mesazheve telefonike ato do të përcillen tek vreshtarët, po ashtu do të kenë mundësi dhe qasje me të gjitha të dhëna në ueb faqen e Departamentit të VV-së.
Po ashtu, të gjithë ata fermerë që posedojnë telefonat e mençur përmes sistemit app store dhe android do të kenë mundësi të instalojnë aplikacionin Bluleaf për marrjen e të dhënave nga baza.
Qëllimi i stacionit agrometeorologjik është grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave meteorologjike të cilët japin informacione të shpejta dhe të sakta gjatë tërë kohës për fillimin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e veprimit të faktorëve klimatik të cilët ndikojnë në paraqitjen e sëmundjes dhe dëmtuesit së caktuar.
Informatat që do të shkojnë në dobi të fermerëve kanë të bëjnë me:
Afatin e trajtimit me mjete mbrojtëse si dhe lehtësimi në përzgjedhjen e preparatit.
Kursimin e pesticideve, fuqisë punëtore, mekanizimit,
Menaxhimin sa ma të mirë të prodhimit dhe të shëndetit të bimëve,
Sigurimin e prodhimit sa ma të shëndetshëm për konsumatorë,
Shënimet meteorologjike të grumbulluara mund të na ndihmojnë në përcaktimin e mikroklimës në lokacione të caktuara, me ç’rast lehtësohet: zgjedhja e bimës, varieteteve të përshtatshme dhe teknologjive e kultivimit në atë lokacion,
Përcaktohet koha (momenti) dhe sasia e ujitjes, ushqimit, trajtimeve etj,
Zbatimi i teknologjisë adekuate pas kushteve ekstreme (ngricave, mjegullës, brymes, breshrit),
Mbikëqyrja e vazhdueshme të mikroklimës,
Kursim në energji, kohë dhe para.
Rritja e profitit në bujqësi.
Përdorimi i pajisjes:
Stacionin agrometeorologjik mundëson prognozimin e sëmundjet-dëmtuesve gjegjëse:
Kroma e mollës (Venturia ineaqualis)
Djegia bakteriale (Erëinia amylovora)
Peronospora, Vrugu, (Plasmopara viticola)
Hiri (Uncinula necator)
Fitoftora (Phytophtora infestans)
Cerpospora (Cercospora beticola) etj.
Kalbëzimi ( botrytis)
INSEKTET:
Këpushat,
Akaride,
Morat,
Bartësit e viruseve dhe Fitoftorës, etj.
Stacioni përbëhet nga mikroprocesori central dhe ai periferik të instrumenteve matëse i cili bën matjen e këtyre parametrave :
Temperaturën e ajrit
Lagështinë relative të ajrit
Sasinë e reshjeve
Prezencën e lagështisë në gjeth
Temperaturën në zonën e bimës
Temperaturën në tokë
Drejtimin dhe shpejtësinë e erërave
Rrezatimin global
Shtypjen atmosferike
Lagështinë e tokës
Pikën e vesës
Evapotranspiracionin